Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një status, ku shkruan se Vllaznia duhet të privatizohet menjëherë, pasi ka mbetur klubi i vetëm në Superiore me aksioner 100% Bashkinë.
Keshilli Bashkiak apo Kryetaria e Bashkisë, asambleja e Vllaznise së futbollit?!
Lojra politike e iniciar nga këshilli që në fakt nuk prek thelbin por krijon nje gjendje paniku tek çdo investitor, sponsor apo partner qe don ta ndihmoje me zemer Vllaznine.
Zgjidhja e vetme për sukses te qëndrueshem në planin sportiv, administrativ dhe financiar afatgjate është kalimi i shumices së aksioneve tek investitor serioz dhe korrekt.
Ky proces duhet te nisë menjehere sepse Vllaznia ka mbet skuadra e vetme e superligës me aksioner 100% Bashkinë.
Ne do ta mbështesim fuqishëm Vllazninë e futbollit dhe ky sezon duhet të jetë fillimi i ndryshimit për ta cuar drejt fitoreve të mëdha”, shkroi Xhaferi./abcnews.al