“Alban Skënderaj, një nga këngëtarët me tekstet më të bukura”, gjuhëtari i bën thirrje pjesëmarrësve në Festivalin e RTSH-së

schedule11:04 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 11:04 - 1 Dhjetor, 2023

Gjuhëtari i njohur, Gjovalin Shkurtaj, u ndal dhe te libri i tij më i fundit “Kënga si mjet për ruajtjen e shqipes në shekuj”.

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate”, ai veçoi këngëtarin Alban Skënderaj, duke thënë se shkruan dhe këndon shumë bukur.

“Alban Skënderajn e kam përmendur në libër, pasi është një djalë që shkruan bukur, është një djalë i bukur, këndon bukur, i ka hije Shqiptaria dhe këngët i ka me tekste të bukura. Për shembull, ajo ‘Mirëmëngjes’ që e kam komentuar atje, kuptohet dhe është një fjalë e bukur. Pra, këngët me fjalë të bukura janë ato që pëlqehen. Sigurisht që rinia kërkon dhe ritëm, por ritmi është një gjë dhe kënga, fjala mbetet”, u shpreh Shkurtaj.

Më tej, ai veçoi dhe disa emra të tekstshkruesve, të cilët kanë shkruar disa nga këngët më të njohura shqipe. Sakaq, bëri dhe një thirrje për të gjithë pjesëmarrësit e Festivalit në RTSH, që të kenë tekste sa më kuptimplota.

“Janë disa poetë si Agim Doçi dhe të tjerë, të cilët kanë bërë këngë shumë të bukura dhe jetëgjatësia e këngëve ka qene pikërisht nga bukuria.  hevahir Spahiu, Dritëro Agolli, një nga këngët e bukura, është me tekstin e Kadaresë, kompozitorët e mirë zgjedhin këngët e bukura. Vargjet të japin mundësi për të bërë muzikë të mirë. Nga kjo pikëpamje, unë do të dëshiroja që këto ditë ata që shkruajnë këngët e Festivalit të jenë duke më dëgjuar dhe të reflektojnë”, shtoi Shkurtaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!