Është padyshim një ndër zërat më të mirë të estradës shqiptare. Këngëtari Alban Skënderaj ka qenë shumë aktiv me projekte të reja, që padyshim janë kthyer menjëherë në hite.
Së fundmi, këngëtari është bërë nostalgjik dhe ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa nga vlerësimet që ka marrë ndër këto vite karriere. Në reagimin e tij, Albani falenderon fansat për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre viteve, ndërsa shton se pavarësisht se ky udhëtim ka patur uljet e ngritjet e veta, e rëndësishme është “të jemi bashkë deri në fund“.
“Gjithmonë mundohem në jetë të jem modest e flas midis punës time, ndaj dhe këtë video nuk e bëra për tu lavdëruar por në një çast nostalgjie. Nga komplekset që vijnë bashkë me maninë e modestisë, i kam mbajtur gjatë në vite nëpër kuti duke i injoruar e pa ju dhënë shumë rëndëi. Tani që i nxorra në dritë dhe shplurosa pjesën më të madhe nga pluhuri i kohës, duhet të pranoj që më japin një ndjesi të mirë e më bëjnë të ndihem krenar për arritjet dhe për artin që jam munduar t’i ofroj vendit tim.
Dihet tashmë që më shumë e shkuara fiton hapësirë në jetën tënde e më shumë bëhesh i ndjeshëm ndaj detajeve që e përfaqësojnë. Unë luftoj me veten të fokusohem vetëm tek e tashmja, por secili prej këtyre çmimeve përfaqëson një të tashme të dikurshme, një emocion, një kujtim dhe patjetër orë e orë, ditë e netë pune dhe dedikim.
Shqipëri, Kosovë e kudo ku ka shqiptarë faleminderit, që më keni mundësuar këtë udhëtim fantastik i cili patjetër ka patur e do ketë uljet e ngritjet e veta por më e rëndësishmja është të jemi bashkë deri në fund!“, shkruan Albani.