Alban Ramosaj pritet të sjellë brenda pak ditësh projektin më të ri muzikor. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari në mënyrën më të pazakontë pëmes një postimi në rrjete sociale.
“Qysh ma theve zemrën, kom me t’i “thy veshët” n’çdo radio, n’çdo televizion, n’çdo kerr e n’playlist kom me t’dal. Fkin bitch. Veç prit tri katër ditë.”, shkruan ai duke nënkuptuar se do të jetë një dedikim për ish-in.
Kujtojmë që Albani u shpall fitues i festivalit “Kënga Magjike” 2021. “Thikat e mia” ishte kënga që rrëmbeu zemrat e publikut, jurisë dhe kolegëve të tij duke i siguruar fitoren, të cilën ia dedikoi së ëmës. /abcnews.al