Alarmohen ekspertët, disa shtete në SHBA preken nga një valë e re koronavirusi

schedule19:07 - 11 Qershor, 2020

schedule 19:07 - 11 Qershor, 2020

Një valë e dytë koronavirusi ka goditur disa shtete të SHBA-ve disa javë pas heqjes së karantinës. Numri i të infektuarve është rritur në Florida, Teksas dhe Arizona, sipas një raporti të publikuar të mërkurën.

“Kemi një valë të re që po vjen në disa pjesë të vendit,” u shpreh Eric Toner nga Universiteti Johns Hopkins.

“Deri më tani është e vogël dhe e largët, por po vjen,”shtoi ai më tej.

Florida raportoi 8,553 raste të reja me Covid-19 këtë javë, më shumë se çdo periudhë tjetër shtatë-ditore, pas heqjes së masave të qëndrimit në shtëpi afërsisht një muaj më parë.

Në Teksas, numri i pacientëve të shtruar në spital është rritur me 6.3 për qind në 2.056 të martën, rritja më e madhe ditore që nga nisja e pandemisë. Dhe në Arizona, numri i rasteve të reja u rrit me 1,187 më 2 qershor.

Rritja e shifrave ka bërë që ekspertët të alarmohen edhe pse në përgjithësi, niveli i përgjithshëm i infektimit duket se po bie. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!