Alarm për bombë në parkingun e hotelit/ Tiranë, policia: Morëm telefonatë anonime, është bërë rrethimi i zonës

schedule20:38 - 30 Maj, 2025

schedule 20:38 - 30 Maj, 2025

Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!