Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurban Bajrami/ Falja e namazit në xhamitë e qyteteve

schedule15:31 - 6 Qershor, 2025

schedule 15:31 - 6 Qershor, 2025

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga 2 festat më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve. Qindra besimtarë në Elbasan u mblodhën në sheshin “Gensher” për faljen e namazit të Kurban Bajramit.

Besimtarët përcollën urimet e tyre dhe folën për rëndësinë e solidarizimit për njerëzit në nevojë. Akti i Kurbanit kryhet pas Faljes së Bajramit, ku veç shesheve besimtarët i drejtohen xhamive më të afërta.
Zv.myftiu i Shkodres ju drejtua besimtareve në lutje me thirrjen ndaj të rinjvbe që të qëndrojnë në vendin e tyre. Me te bashkuar se kurre duke uruar njeri tjetrin besimtaret myslimane ne Fushe Kruje falën Kurban Bajramit. Besimtaret qe ne oreët e para te mengjesit jane bashkuar ne stadiumin e ketij qyteti i tejmbushur nga te gjitha grupmoshat.
Në Fier, besimtarët falën namazin në sheshin qendror ndërsa ceremonisë i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli. Ai përcolli mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri- tjetrit. Në Vlorë, këtë herë namazi u mbajt në ambientet e Pallatit të Sportit Vlorë, për shkak se xhamia e Vlorës është e mbyllur që pas përmbytjeve. Kjo nuk pengoi aspak besimtarët e shumtë të falnin namazin e të luteshin për më shumë mirësi.

Besimtarët myslimanë në qytetin e Korçës iu drejtuan xhamisë së vjetër historike Iljaz Bej Mirahori për të falur namazin e Kurban Bajramit.Ndërsa besimtarët e Pogradecit u falën në të gjitha xhamitë e këtij qyteti.
Festa e Kurban Bajramit u kremtua edhe në Lezhë. Me mesazhe paqeje e harmonie për njëri-tjetrin si dhe lutjet për më shumë begati, dhjetra besimtarë mysliman falën namazin në xhaminë e qytetit. / abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!