Alarmi për bombë në Universitetin e Prishtinës, reagon policia

schedule19:19 - 17 Maj, 2022

schedule 19:19 - 17 Maj, 2022

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se Rektorati i UP-së është kërcënuar për sulm me bombë.

Policia e ka rrethuar sot Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Në një përgjigje të PK-së thuhet se kanë marrë informacion se kërcënimet kanë shkuar përmes postës elektronike.

“Rreth orës 16:00, është pranuar  informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e  Universitetit “Hasan Prishtina”  në Prishtinë.  Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”.

Se në adresen e Rektoratit ka shkuar një email në gjuhen angleze, ka treguar më herët rektori Naser Sahiti, për Kallxo.com.

Mirëpo, detaje të tjera nuk janë dhënë. /Express/