Qendra e Milanos është zgjuar me rrugët thuajse bosh sot.
Siç raportojnë gazetarët e Corriere, qendrat qyteteve të prekurabe janë të shkreta për shkak të frikës nga kronavirusi.
Raportohet se pranë zonave të prekura trenat dhe metrotë janë gjithashtu thuajse bosh.
Deri më tani numri i të prekurve në Itali ka shkuar në 165, ndërkohë që kanë ndërruar jetë katër persona, dy burra dhe dy gra.
Lexo edhe: Pse koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Itali
Deri më tani, koronavirusi ka vrarë persona mbi 60 vjeç në Itali, moshë e cila duket se shënon përgjithësisht numrin më të lartë të viktimave mes të prekurve.
Sëfundmi, prania e koronavirusit është konstatuar edhe në Afganistan, Katar dhe Bahrejn.