Alarmi i “Times”: 300 luftëtarë të huaj britanikë fshihen në Turqi

schedule12:49 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 12:49 - 28 Dhjetor, 2017

Sipas të përditshmes britanike “the Times” janë 300 luftëtartë e huaj britanikë të cilët aktualisht fshihen ne Turqi. Por mes tyre ka dhe shtetas gjermanë, francezë dhe italianë.

Janë 300 luftëtarët e huaj që aktualisht fshihen në Turqi. Lajmi raportohet nga e përditshmja britanike the Times e cila shpjegon se ata janë larguar nga Mosul dhe Raka, duke u strehuar në Turqi. Mes tyre ka dhe shtetas gjermanë, francezë dhe italianë. Times citon kreun e shërbimit të inteligjencës kurdo – siriane. Sipas tij eksodi ka nisur pas rënies së Mosul dhe vijoi pasi ISIS humb dhe kontrollin e Rakës. Ai shtoi se ka shumë francez në burgjet e tyre dhe luftëtarë të shtetësive të ndryshme, por pjesa më e madhe e britaikëve ka arritur të largohet. Deklarata këto që shtojnë dhe më shumë shqetësimin rreth luftëtarëve të huajm të cilët mund të rikthehen në vendet e tyre të origjinës për të cuar deri në fund urdhërat e kalifatit. Pra ata mund të shkaktojnë viktima dhe terror në vendet perëndimore duke marrë hak për humbjet e shtetit të vetëshpalllur islamik. Sipas shifrave zyrtare të britanisë së madhe janë rreth 850 shtetasit britanikë që i janë bashkuar Isis në Irak dhe Siri. Gjysma e tyre janë rikthyer në atdhe ndërsa 130 kanë humbur jetën në Lindjen e Mesme. Kjo do të thotë q ëmë shumë se 300 të tjera janë të pagjurmueshëm. Në Gjermani janë 300 luftëtarë të huaj që janë rikthyer ndërsa në Francë 271./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!