Alarmi i Kushtetueses, ndërhyn Presidenti/ Begaj kërkesë gjykatës: Sqaroni situatën, jo ngërç si për Zaçajn

schedule16:28 - 30 Janar, 2025

schedule 16:28 - 30 Janar, 2025

Mosshpallja e vakancës për mandatin e gjyqtares Sonila Bejta ka vënë në lëvizje presidentin Bajram Begaj i cili i është drejtuar me një shkresë Gjykatës Kushtetuese ku i kërkon të respektojë ligjin, pasi kjo e fundit ende nuk ka nisur procedurat për ripërtëritjen e mandatit të gjyqtares, gjë të cilët duhet ta bënte më 25 janar pasi mandati i Bejtes përfundon me 25 prill.  Edhe pse është detyrë e gjykatës, kjo e fundit ka zgjedhur që këtë përgjegjësi ta delegojë tek organet e emërtesën.

“Gjykata Kushtetuese ka patur detyrimin për të krijuar qartësi të plotë rreth vendimmarrjes së saj, sikundër duhet të ishte zbatuesi i parë, i devotshëm dhe korrekt i vendimeve të veta. Në fakt, Gjykata ka preferuar që këtë përgjegjësi ta transferojë tek institucionet e tjera.”

Duke sjellë si shembull rastin e Holta Zacajt, presidenti Begaj thotë se Gjykata ka shmangur përgjegjësitë që i burojnë nga ligji dhe nuk është shprehur nëse kjo zgjidhje vlen edhe për gjyqtaret e tjerë kushtetuese, emërtimi me vonesë i të cilëve prish mekanizmin e përtëritjes së trupës.

“Në kushtet e mosveprimit të Gjykatës, Presidenti i Republikës ka shfrytëzuar mundësinë e vetme që i njeh ligji, mundësinë e depozitimit të një kërkese për mosmarrëveshje kompetence, për të bërë që Gjykata Kushtetuese të zgjidhë në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe shteruese ngërçin e krijuar me mekanizmin e përtëritjes së pjesshme”.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese përcakton se mandati i Gjyqtarit Kushtetues fillon në datën e kryerjes së betimit dhe mbaron, për gjyqtarët fillestarë, sipas rastit, tetë ose nëntë vjet më pas. Në këto kushte do duhet që Gjykata Kushtetuese të sqarojë nëse do të ndiqet e njëjta procedurë si në rastin e Holta Zacajt, ku kolegët e saj vendosën përfundimin e mandatit të saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!