Alarmi i kuq në Evropë për linë e majmunëve: Të përgatitet plan vaksinimi

schedule14:38 - 23 Maj, 2022

schedule 14:38 - 23 Maj, 2022

Vendeve evropiane do t’u thuhet të përgatisin një plan vaksinimi për të trajtuar shpërthimin e lisë së majmunëve, u pretendua sot pasi Danimarka u bë vendi i fundit që u godit.

Autoritetet e BE-së kanë vendosur të publikojnë një vlerësim rreziku, i cili do të këshillojë të gjitha vendet anëtare të hartojnë një strategji vaksinimi për të kontrolluar përhapjen e virusit tropikal.

Nuk ekziston asnjë vaksinë specifike për linë e majmunëve,  por vaksinat kundër lisë,  të cilat u ofroheshin në mënyrë rutinore britanikëve derisa virusi u zhduk katër dekada më parë, është 85 për qind efektive.

Lexo edhe: Shënohet rasti i katërt në Itali, “Lija e Majmunit” mbërrin edhe në Skoci: Më e keqja ende nuk ka ardhur

Strategjia që ka të ngjarë të rekomandohet është e njëjta që është vendosur tashmë në Britani, shkruan Daily Mail. 

MailOnline javën e kaluar zbuloi se zyrtarët po përpiqeshin të frenonin përhapjen duke vaksinuar të gjitha kontaktet e ngushta të 20 rasteve të konfirmuara të lisë së majmunëve, përfshirë punonjësit e NHS./abcnews.al/