Alarmi i ekspertëve: Rusia ka një rrjet agjentësh të fjetur brenda Britanisë

schedule11:37 - 16 Gusht, 2023

schedule 11:37 - 16 Gusht, 2023

Rusia ka një rrjet të agjentëve të fjetur në Britaninë e Madhe të cilët qëndrojnë të fshehur dhe mund të vrasin me një urdhër, kanë paralajmëruar ish-zyrtarët e inteligjencës.
Agjentëve rusë u thuhet ta integrojnë veten në shoqërinë britanike, duke u fshehur ndërsa jetojnë një jetë që në dukje duket normale. Por, prapa dyerve të mbyllura, ata ndihmojnë në aktivitetet e spiunazhit.

Ish-zyrtari i inteligjencës ushtarake britanike, Philip Ingram, ka thënë se ka gjasa të jenë “mijëra” agjentë të tillë që operojnë në Britani, raportoi The Sun. Ingram ka treguar se si autoritetet britanike vetëm tani kanë “filluar të zgjohen” në realitetin e këtij kërcënimi.

Eksperti i sigurisë, Will Geddes, ka shtuar se agjentët rusë po operojnë në shkallë “shumë të lartë” në Britani. Tre spiunë të dyshuar rusë në Britani janë akuzuar pasi pesë persona u arrestuan në një hetim masiv të sigurisë kombëtare të martën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!