Alarmi i ekspertëve: Aplikacioni për Covid-19 ju vjedh të dhënat personale

schedule10:16 - 2 Shtator, 2020

schedule 10:16 - 2 Shtator, 2020

Një aplikacion që mendohet se ofron të dhëna për Covid-19 në mbarë botën, në fakt mund të jetë i rrezikshëm për telefonat Android.

Kanë qenë ekspertët që kanë dhënë një alarm lidhur me këtë aplikacion  me emër “Aarogya Setu”, që ngjason nga emri me një tjetër aplikacion të certifikuar për gjurmimin e Covid.

Ky aplikacion që është aktiv për celularët Android dhe shumë i rrezikshëm pasi shfrytëzohet nga hakerat të cilët mund të vjedhin të dhënat tuaja personale në celular.

Përmes këtij aplikacioni, hakerat kanë mundësi të shikojnë mesazhet tuaja, thirrjet telefonike, t’ju gjurmojnë vendndodhjen dhe të kenë gjithashtu akses në mikrofonin e aparatit celular.

Ekspertët  këshillojnë përdoruesit ta fshijnë aplikacionin nga celulari i tyre sa më parë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!