Alarm tek Barcelona, vetëm 72 orë për të zëvendësuar Dembelen

schedule18:15 - 13 Shkurt, 2020

schedule 18:15 - 13 Shkurt, 2020

Barcelona pasi mësoi lajmin se sulmuesi anësor, Ousmanne Dembele, do të mungojë për 6 muaj është duke kërkuar menjëherë një zëvendësues për francezin.

Katalanasit kanë vetëm 72 orë kohë për të gjetur një sulmues, i cili mund të luajë për ta deri në fundin e sezonit. Kujtojmë se Barcelona deri në fund të muajit prill nuk do të ketë në dispozicion as uruguaianin, Luis Suarez.

Sipas raportimit të “Sport”, blaugranat po ndjekin situatën e Angel dhe Lucas Perez. Këto janë dy emrat më të mundshëm, por me shumë mundësi Barça mund të afrojë dhe lojtarë nga ekipi i të rinjve. /abcnews.al