Në Premier League kryeson me pikë të plota, ndërsa në Champions u nis me një barazim kundër Inter.
Në fushë, Manchester City shkëlqen, por jashtë saj gjërat nuk janë aspak mirë. Madje, skenari i fundit i mediave angleze duhet t’i lerë pa gjumë drejtuesit e klubit, Pep Guardiola dhe të besuarit e tij.
Nga e hëna ka nisur proçesi në dëm në kampionëve anglezë, që akuzohen se kanë shkelqur “Fair Play Financiar” në 115 raste, teksa seanca e parë dëgjimore u zhvillua në një vend të fshehtë dhe larg syrit të mediave angleze.
Mirëpo, këto të fundit përshkruajnë një të ardhme aspak të mirë për Manchester City, që nëse shpallet fajtor rrezikon të hedhë në erë gjithë vitet e fundit të mbushur me triumfe.
Sipas “The Telegraph”, fajësia do të largonte “Qyetarët” nga Premier League. Jo vetëm kaq, pasi efekti do të shtrihej edhe në turnetë e tjerë lokalë dhe ndërkombëtarë me përjashtimin nga Kupa e Anglisë, Kupa e Ligës, Champions League dhe Botërori i Klubeve.
Hetimet nga komisioni i pavarur i kërkuar nga Liga Angleze nisën në vitin 2018, menjëherë pas daljes në dritë të skandalit që në atë kohë u pagëzua me emrin “Football Leaks”. Dokumentat u publikuan nga e përditëshmja gjermane “Der Spiegel”, ndërsa sipas tyre Manchester City kishte shkelur me dy këmbë rregullat financiarë Ligës Angleze të Futbollit.
Rastet më të njohura lidhen me pagesat në drejtim të ish-trajnerit Roberto Mancini në katër sezone nga viti 2009 deri në 2013 dhe pagesat për futbollistë të ndryshëm në sezone 2010-2011 dhe 2015-2016.
Po sipas këtij dokumentacioni, pronarët e City kishin injektuar drejtpërdrejtë para në arkat e klubit, të cilat duhet vinin nga kontratat e sponsorizimeve e duke qëndruar në atë që raportojnë mediat angleze, verdikti final do të vijë vetëm në fillim të vitit të ardhshëm. /i.m /abcnews.al