Alarm te Barcelona, dëmtohen Kounde dhe Depay

schedule22:35 - 22 Shtator, 2022

schedule 22:35 - 22 Shtator, 2022

Lajm i keq për Xavi Hernandez në natën e parë të ndeshjeve ndërkombëtare. Jules KoundE është dashur të tërhiqet për shkak të problemeve fizike në minutën e 21-të të duelit mes Francës dhe Austrisë, shkruan abcnews.al.

Me Holandën largohet i lënduar edhe Depay

Jo vetëm Kounde u tërhoq me probleme fizike. Depay gjithashtu duhej të largohej nga Holanda kundër Polonisë. Sulmuesi vuri dorën në pjesën e pasme të kofshës në minutën e 50-të të lojës dhe shkoi direkt në dhomat e zhveshjes për t’u mjekuar. Dy humbje për Xavin në ditën e parë të angazhimeve të Kombëtareve. /G.D abcnews.al/