Një emigrant nga Gambia është arrestuar në qytetin e Napolit në sajë të një operacioni anti-terrorizëm të kryer nga policia italiane.
Nga hetimet e prokurorisë është zbuluar se ai po planifikonte një atentat. Shtetasi nga Gambia kishte kërkuar në Itali azil politik, por praktika e pranimit të kërkesës ishte ende në fazën e shqyrtimit.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për këtë ngjarje. Ndërsa shtetasi nga Gambia akuzohet për terrorizëm ndërkombëtar./abcnews.al