Ukraina është zgjuar nga alarmet e sulmit ajror, ndërsa banorëve u është kërkuar gjithashtu të qëndrojnë në strehimore, sipas këshilltarit presidencial Anton Gerashchenko.
Autoritetet rajonale kanë paralajmëruar për një sulm të mundshëm raketor.
Air raid alert all over Ukraine.
People advised to stay in shelters.
Rocket strike threat. pic.twitter.com/LWkQAuBxxK
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 26, 2023
Kompania e energjisë elektrike DTEK tha se ka urdhëruar mbylljen emergjente të energjisë elektrike në kryeqytetin Kiev, në pjesën tjetër të rajonit të Kievit, si dhe në rajonet e Odesës dhe Dnipropetrovsk për shkak të rrezikut të sulmit me raketa.
Infrastruktura e energjisë elektrike është goditur shpesh gjatë sulmeve me raketa ruse, pavarësisht se Federata Ruse vazhdimisht ka pohuar nuk po synon civilët apo infrastrukturën civile.
/abcnews.al