Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës, policia kryen kontrolle

schedule11:29 - 2 Korrik, 2024

schedule 11:29 - 2 Korrik, 2024

Një alarm për bombë është regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Mediat në Kosovë shkruajnë se lajmin e ka konfirmuar Shpend Maliqi, shef i Policisë së Kosovës në ANP.

Ai ka thënë se “situata nuk është serioze e se ende janë duke kontrolluar zonën”.

Nga pamjet e publikuara, se shihet Njësia K-9 e Policisë së Kosovës është duke kontrolluar hapësirat e aeroportit./abcnews.al

Image