Aeroporti i San Franciskos është evakuuar mbremjën e djeshme, pasi policia gjeti një objekt të dyshimtë pas një kërcënimi me bombë.
Këtë e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimit në Twitter.
San Francisco International Airport terminal evacuated after bomb threat https://t.co/Srr6ddk4RG pic.twitter.com/iWy7lc2CEF
— Reuters (@Reuters) July 16, 2022
“Për shkak të aksionit të vazhdueshëm policor, Terminali Ndërkombëtar është duke u evakuuar”, tha gjithashtu kompania e menaxhimit të aeroportit përmes Twitter.
Sipas të njëjtit burim, pas kërcënimit, trenat në shërbim të aeroportit janë pezulluar gjithashtu.
Gjithashtu policia ka arrestuar një burrë.
/abcnews.al