Dy shkolla në Flanders, një supermarket ngjitur, një bllok apartamentesh dhe një shkollë në Wallonia u evakuuan pas alarm për kërcënim me bombë.
Në Flanders, nxënësit janë dërguar në një qendër sportive, siç raportojnë mediat belge, ndërsa policia theksoi se ekspertët janë në terren, si dhe një qen i trajnuar për të zbuluar eksplozivët.
Rikujtojmë se një ngjarje e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në Bruksel ku fatkeqësisht humbën jetën dy tifozë të Suedisë, të cilët kishin udhëtuar për të ndjekur ndeshjen kualifikuese kundër Belgjikës për Euro 2024.
Ngjarja ndodhi në qendër të kryeqytetit ku një person hapi zjarr, duke vrare dy dhe duke plagosur disa të tjerë, mes të cilëve një shok i dy viktimave.
/abcnews.al