Përhapja e koronavirusit në burgun e Fushë Krujës vijon me ritme të frikshme. Brenda pak orëve janë konfirmuar 8 raste me koronavirus, 6 mbrëmjen e djeshme dhe 2 mëngjesin e sotëm, raporton gazetari i “ABC”-së, Ahmet Zani.
Të infektuarit punonjës dhe drejtues të administratës së burgut janë karantinuar në shtëpi, duke vijuar mjekimin të izoluar.
Ndërkohë që të dënuarit e infektuar janë dërguar në burgun e Shënkollit në Lezhë që është kthyer në spital Covid, i vënë në dispozicion të të prekurve nga koronavirusi./ db/Abcnews.al