Në Gjermani, ashtu si në shumë vende të tjera ka një rritje të numrit të infektimeve me COVID-19 me variantin “Delta” si faktorin kryesor që ka ndikuar në përhapjen e sëmundjes. Në 24 orët e fundit në Gjermani janë shënuar 6 viktima dhe 745 raste të reja.
Instituti Robert Koch thekson se që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 3,736,165 qytetarë gjermanë, ndërsa 91,231 persona kanë ndërruar jetë. Vala e re e COVID-it nga mutacioni “Delta” ka vendosur në alarm të gjithë botën./ Abcnews.al