Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Valixhja e braktisur te ‘Rruga e Dibrës’ vuri alarmin në polici, brenda kishte vegla ndërtimi

schedule19:26 - 2 Mars, 2026

schedule 19:26 - 2 Mars, 2026

Një valixhe e braktisur e gjetur te Galeria pranë Rrugës së Dibrës ka shkaktuar alarm.

Sipas informacioneve paraprake, forcat e rendit kanë rrethuar zonën për arsye sigurie, ndërsa është thirrur edhe njësia antieksploziv për të kryer verifikimet përkatëse. Pas verifikimeve ka rezultuar se brenda valixhes ishin vegla pune.

“Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë. Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi”, njofton policia.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!