Alarm në Greqi, shkon në 31 numri i të prekurve nga koronavirusi

schedule14:10 - 5 Mars, 2020

schedule 14:10 - 5 Mars, 2020

Ka shkuar në 31 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi. Në një konferencë për shtyp këtë herë, mjeku infeksionist Sotiris Tsiordas tha se 21 nga 24 testuar për koronavirus ishin pozitive për virusin, duke e çuar në total 31 numrin e të prekurve.

Mjeku shtoi se në javët e ardhshme presin një rritje të madhe të rasteve.

“Virusi është i pranishëm në mbi 80 vende dhe janë regjistruar më shumë se 96,000 raste, por është shumë më tepër, mund të jetë me dhjetëra dhe qindra të tjerë. Virusi do të përhapet çfarëdo masa që merrni. Thelbësore janë masat e higjienës personale, “tha ai.

Numri i viktimave nga koronavirusi në botë ka shkuar në 3,285, prej të cilëve 3,012 janë shënuar në Kinë. Ndërsa jashtë Kinës, vdekjet më të shumta janë raportuar në Itali me rreth 107 viktima deri tani, 92 në Iran dhe 35 në Korenë e Jugut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!