Alarm në Durrës, ngordhin 500 000 pula, dyshohet për grip shpendësh

schedule12:12 - 16 Mars, 2022

schedule 12:12 - 16 Mars, 2022

Gripi i shpendëve dyshohet se ka prekur pularitë e mëdha në Durrës. Më shumë se 500 mijë pula kanë ndodhur ditët e fundit, duke shkaktuar panik për përhapjen e gripit të shpendëve.

Gazetari Leonidha Musai bën me dije se 3 prej kompanive më të mëdha në qytetin bregdetar iu kanë ngordhur të gjitha pulat.

Deri tani analizat thonë se kemi të bëjmë me sëmundjen e laringotrakeit infektiv. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dyshohet se po dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.

Disa ditë më parë ka qenë i ftuar në ABC Live Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Korçë, Iljon Thanasi i cili ka dhënë detaje në lidhje me përhapjen e gripit të shpendëve në Prespë në anën Greke.

Thanasi tha se deri më 10 mars te ne nuk ishte konfirmuar asnjë rast i pelikanëve të sëmurë apo shpendëve të tjerë. Por në rast se do të ndodhte ai tha se jemi të rrezikuar dhe se banorët duhet që të bëjnë kujdes. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos prekin me dorë asnjë shpend të ngordhur që mund të shikojnë në liqen, por të njoftojnë menjëherë autoritetet përkatëse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!