ITALI- Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë përmbytjet ekstreme në rrugët e Italisë teksa është lëshuar një alarm i kuq për mot të keq. Veriu i vendit është goditur nga stuhitë, duke shkaktuar rrëshqitje dherash.
Raportohet se rajoni i Piemonte, në veriperëndim të Italisë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten pasi po përballej me motin e tmerrshëm.
Shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë e pamëshirshme goditën zonën, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje masive trafiku dhe shërbimet hekurudhore. Torino mbylli aksesin në zonat e brigjeve të lumit si masë sigurie dhe një stacion hekurudhor.