Humbja në derbin përballë Manchester United është përjetuar keq nga Pep Guardiola. Manchester City u mposht 1-2 në shtëpi nga “Djajtë e Kuq”, Liverpooli është “arratisur” dhe kreu është 14 pikë larg.
Mbrojtja e titullit kampion është një mision pothuajse i pamundur dhe trajneri spanjoll i “Qytetarëve” lëshon alarmin në një prononcim për AS.
“Manchester United e ka kualitetin për të mbrojtur dhe për të goditur kundërshtarin me kundërsulme. Ky është niveli i kërkuar kur luan përballë ekipeve si United, Liverpool, Barcelona, Real Madrid apo Juventus. E vërteta është se, ndoshta, nuk jemi gati për të konkurruar me këto ekipe“, thekson Guardiola. /abcnews.al