U përfol se Michael Keaton do të luante në një film, por planet e tij nuk ishin bërë ende të ditura. Variety bëri të ditur për fansat planet e Michael Keaton dhe filmin i ri që po përgatit, por aktori 71-vjeçar rezervoi një surprizë të madhe për fansat e tij.
Sipas informacioneve nga Variety, në filmin e titulluar ” Knox Goes Away “, i cili është në proces e sipër, Keaton do të luajë bashkë me Al Pacinon .
Keaton do të luajë John Knox, një vrasës i cili diagnostikohet me një formë të dementisë progresive dhe i jepet një shans për të ndaluar veten duke i shpëtuar jetën djalit të tij. Por për ta bërë këtë, ai duhet të luftojë kundër policisë, si dhe mendjes së tij që po përkeqësohet me shpejtësi. Detaje rreth rolit të Al Pacinos nuk janë bërë të ditura.
Pjesa tjetër e kastit plotësohet nga: James Marsden, Marcia Gay Harden, Suzy Nakamura, Joanna Coolig, Ray McKinnon dhe Lela Loren.
James Marsden, Marcia Gay Harden, Al Pacino Join Michael Keaton’s ‘Knox Goes Away’ https://t.co/AmUaJziqNn
— Variety (@Variety) December 15, 2022
Skenari është shkruar nga Gregory Poirier, ndërsa në produksionin e filmit do të përfshihet edhe Keaton. /abcnews.al