Presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi, i është përgjigjur kritikave të sulmuesit Kylian Mbappe ndaj ekipit të tij.
Kujtojmë se më herët francezi e quajti PSG-në një klub të ndarë dhe gjithashtu i kërkoi të pyesin drejtuesit pse skuadra nuk e kishte fituar ende Ligën e Kampionëve.
“Fjalët e Mbappe për PSG-në? Nëse kjo është ajo që ai me të vërtetë mendon, atëherë pse të mos largohet tani?”, tha Al-Khelaifi në një përgjigje të shkurtër për prestigjozen franceze RMC Sport.
Mbappe ka një vit të mbetur nga kontrata e tij me PSG-në, por lojtari më herët e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinovojë marrëveshjen. Real Madrid pretendon të transferojë lojtarin. /G.D abcnews.al/