Al-Khelaifi “godet” rebelët: Donin të rrëzonin sistemin, Super League nuk e do askush

schedule18:31 - 29 Mars, 2022

schedule 18:31 - 29 Mars, 2022

Super League është sërish temë diskutimi, edhe pse Nasser Al-Khelaifi beson se mbetet një ëndërr e vetëm tre klubeve, Real Madrid, Barcelona e Juventus.

Presidenti i PSG dhe ECA ka folur sërish dhe mes të tjerash ka deklaruar: Të gjithë janë kundër Super League: tifozët, media, klubet e madhe dhe të vogla. Janë vetëm tre klube që e duan.

Disa njerëz vjet tentuan të rrëzonin sistemin, por tani klubet kanë më shumë ndikim, janë më të pasura dhe më të bashkuara.

Gjëja më pozitive dhe në të njëjtën kohë e çuditshme, është se ajo për momentin luajnë në turnetë e UEFA, argëtohen dhe marrin pjesë në kompeticionet më të mira. Nuk mund të bëjnë shumë.

Kur punojmë së bashku rezultatet janë shumë më të mira. Ata që dyshonin te modeli aktual i futbollit europian ishin të gabuar”, ka deklaruar Al-Khelaifi. / abcnews.al