Al-Khelaifi: Do të kemi humbje kolosale, fati i sezonit varet nga tre faktorë

schedule18:22 - 21 Prill, 2020

schedule 18:22 - 21 Prill, 2020

Koronavirusi vazhdon përhapjen masive kudo në botë, ku Franca është një nga vendet më të prekura. Izolimi po vazhdon, ndërkohë që të gjitha aktivitetet sportive janë të  pezulluara. Kriza ekonomike do të ndihet dhe te klubet e Ligue 1, gjë të cilën e ka pranuar dhe presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

“Jemi në kushtet e një pandemie botërore dhe normal që do të kemi një krizë ekonomike. Jam i sigurt se PSG-ja nuk është në kushtet që klubet e tjera mund të jenë. Nuk kam pse ta mbaj sekret, por në fundin e sezonit edhe ne do të kemi humbje kolosale. Ne do ta përballojmë këtë, por asgjë nuk do të jetë e lehtë. Do të duhet kohë për të rigjetur balancën”, deklaron sheiku për “RMC Sport”.

“Po flitet shumë për vazhdimin e kampionatit. Kjo gjë është normale sepse secili ka mendimin e tij. Kam lexuar ide të ndryshme, por unë mendoj se nuk ka vend për diskutim. Ne të gjithë duhet të mësojmë nga kjo krizë për tu rikthyer edhe më të fortë për të ardhmen e futbollit në Francë. Për mua fati i sezonit do të varet nga situata shëndëtsore, vendimet e qeverisë si dhe nga UEFA”, mbyll presidenti i gjigandëve francezë. /abcnews.al