Gjyqtarja Irena Gjoka, i ka kerkuar prokurorise se posaçme të hetojë nje deklarate te Argita Malltezit, vajzes se ish-kryeministrit Sali Berisha qe ka deklaruar në një emision televiziv se gjyqtarja e posaçme eshte korruptuar me 500 mije euro për të favorizuar një person. Gjoka është gjyqtarja që me kërkesë të prokurorisë së posaçme ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për Sali Berishën dhe atë të arrestit në burg për dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me hetimet për dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani.
Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në datën 23 shtator, Argita Malltezi deklaroi se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë të përfshirë në dosjen e “Encrochat”. Malltezi pretendoi se, gjyqtarja Irena Gjoka shfaqet në një video, duke i kërkuar një ish-eksponenti të Partisë Socialiste 500 mijë euro që të mos e përfshinte atë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Në një reagim në rrjetin social Facebook, Argita Malltezi mbajti sërish të njëjtin qëndrim duke kërkuar nga gjyqtarja Irena Gjoka që të sqarojë publikisht nëse është përfshirë në korrupsion apo jo?
“A ekziston një video e gjetur në shtëpinë e gazetarit të larguar tashmë nga Shqipëria, në të cilën ajo është regjistruar me qëllim shantazhi duke negociuar me një ish deputet të PS marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese për këtë ish deputet?”./abcnews.al