LEZHE- Është zbardhur dëshmia e policit të arrestuar në Lezhë, i cili akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur.
Sipas tij është e gjithë kjo ngjarje është e inskenuar. Ai ka shtuar se vajzën nuk e njeh dhe është ndalur për t’i ardhur në ndihmë për shkak se i kishte nxjerrë dorën për ta marrë në makinë.
Ndërkohë i pyetur për arsyen se pse kanë shkuar në një banesë ku e kanë kapur edhe kamerat e sigurisë, polici Kol Kola, është shprehur se një gjë e tillë i ishte kërkuar nga vetë vajza e mitur.
Kol Kola, efektivi i ishull Lezhës u arrestua ditën djeshme nga SHÇBA pasi u akuzua nga një e mitur për ngacmim seksual./abcnews.al/