Në debatin e parë televiziv, kandidatët presidencialë të SHBA, Harris dhe Trump përfshihen në shkëmbimin e nxehtë të fjalëve. Ka pak të reja për sa i përket përmbajtjes. Surpriza e vërtetë vjen nga një yll i popit.
Menjëherë pas debatit të nxehtë televiziv mes Kamala Harrisit dhe Donald Trumpit, të cilët garojnë në zgjedhjet presidenciale demokrate dhe republikane në Shtetet e Bashkuara për tetë javë, këngëtarja amerikane Taylor Swift ndërmorri një hap të fuqishëm: ajo u shpreh në favor të Kamala Harris-it. Swifti njoftoi në Instagram: “Unë do ta jap votën time për Kamala Harris-in dhe Tim Walz-in në zgjedhjet presidenciale të 2024.”
Swifti shpjegoi se Harrisi “lufton për të drejta dhe kauza që besoj se kanë nevojë për një luftëtar për t’i përfaqësuar ato”. Postimi u shoqërua me një foto të Swift me një mace, të firmosur me emrin e saj dhe të etiketuar “Zonja mace pa fëmijë”. Kjo ka të ngjarë të jetë një referencë ndaj deklaratave të diskutueshme të zëvendëskandidatit republikan J.D. Vance. Në vitin 2021, ai deklaroi se Harris dhe demokratët e tjerë ishin “një tufë grash me mace pa fëmijë” që ishin të pakënaqura. Që atëherë ai e ka relativizuar deklaratën si një “koment sarkastik”.