Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj/ Ruben Saraiva paraqitet në Gjykatën e Lezhës

schedule09:39 - 10 Mars, 2026

schedule 09:39 - 10 Mars, 2026

Portugezi Ruben Saraiva është paraqitur sërish në Gjykatën e Lezhës, në vijim të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij. Në seancën e radhës, mbrojtja pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare për çështjen.

Saraiva akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin. Më herët, Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez.

Nga ana tjetër, mbrojtja përmes avokatit Kujtim Cakrani pretendon se klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë në këtë ngjarje. Pas paraqitjes së konkluzioneve nga pala mbrojtëse, pritet që gjykata të tërhiqet për vendim.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!