Akuzohet për mashtrim, Gjykata e Apelit lë në burg Olesia Dukën

schedule10:45 - 23 Mars, 2018

schedule 10:45 - 23 Mars, 2018

Olesia Duka, dentistja e akuzuar që mashtroi biznesmenët, duke u marrë mijëra euro, u la në burg nga Gjykata e Apelit Durrës. 38-vjeçarja kishte kërkuar ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie ose monitorim elektronik.

Ajo u arrestua nga policia me 25 Shkurt me vendim gjykate. Arresti erdhi pas dyshimeve se përmes mashtrimit, stomatologia i ka marrë një biznesmeni shumën prej 900 mije eurosh.

Prokuroria pretendon se Duka i ka përvetësuar shumën prej 900 mijë eurosh një biznesmeni nga Durrësi, ndërkohë që pre e mashtrimit kanë rënë 11 biznesmenë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!