Akuzohen për vepra të ndryshme penale, tre të arrestuar në Fier

schedule10:56 - 22 Janar, 2020

schedule 10:56 - 22 Janar, 2020

Policia e Fierit ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Informacionet bëjnë me dije se një nga të ndaluarit është 69 vjeçari T. Xhi cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim të dokumentave.

Gjithahstu në prangat e uniformave blu të policisë së Fierit kanë rënë edhe dy shtetas të tjeë njëri për lëndë narkotike dhe një tjetër pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e policisë në të gjitha akset rrugore të Qarkut Fier.

Nga kontrollet e ushtruara bije në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për falsifikim të dokumentave, arrestohet 1 shtetas pasi dispononte lëndë narkotike në automjet dhe arrestohet 1 tjetër pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

  • T. Xh., 69 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fer me vendimin e datës 16.10.2017, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • D. M., 27 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Rreth rrotullimi i Parkut” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volksëagen”, në pjesën e brendshme të motorrit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës matëriale një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • B. D., 42 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Fiershegan”, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Ford Fokus”.

Materialet për këta shtetas i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!