Në fjalën e tij të fundit në Hagë, Rexhep Selimi u shpreh se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi. Ai gjithashtu i konsideroi të padrejta dhe të pabazuara akuzat e Prokurorisë Speciale.
“Është hera e tretë dhe uroj e fundit që e marr fjalën në këtë sallë. Kanë kaluar më shumë se 5 vite nga fillimi I këtij procesi. Nuk kanë qenë të lehta por le të shërbejë si mundësi e shans Iimirë për drejtësinë. Pas gjithë këtyre viteve shpresoj që trupi gjykues të ketë patur kohë të kuptojë se lufta jonë ishte e drejtë dhe se pretendimet e prokurorisë nuk qëndrojnë. Sot rrjedhja e procesit më ka dhënë të drejtë. Akuzat janë të pabazuara dhe të padrejta. Nuk jam ngritur të mbroj veten time, as për t ‘ju treguar ju për drejtësinë, sot jam këtu për të kërkuar nga jut ë ushtroni drejtësinë. Prokuroria, përpjekje të vazhdueshme për të njollosur një luftë clirimtare. Shenjestër e saj ishte pikërisht UCK, dhe qëllimi i saj, pavarësia e Kosovës.
Në përpjekje për të ngarkuar me përgjegjësi shtabin, mbajti qëndrime akuzuese si shtabi kërkonte pavarësi. Vështirë të kuptohet kundër kujt është ngritur kjo aktakuzë. Kjo mbetet për tu vlerësuar nga ju i nderuar trup gjykues. Po aq problematike është përpjekja për të ndarë shoqërinë e Kosovës në dysh. Për këtë, citoj prokurorinë: Shtabi kërkonte pavarësinë partitë që mbështesnin autonominë konsideroheshin tradhtare. Të gjitha partitë shqiptare ishin për pavarësinë ashtu si qëllimi i UCK. Akuza sulm jo vetëm ndaj historisë së Kosovës por edhe të ardhmes së saj. Lufta clirimtare nuk mund të barazohet me një plan kriminal të Serbisë. Ky barazim është thellësisht i padrejtë. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në në sallë gjyqi. E kanë shkruar luftëtarët e lirisë dhe dëshmorët e Atdheut. Kur Serbia vriste, dhe spastronin e bënin gjenocid cfarë duhet të bënim ne? Të mos reagonim?” u shpreh ai.
Sot mbahet seanca e fundit e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale në Hagë. Prokuroria ka kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili, por ekipet mbrojtëse kanë argumentuar se nuk ka prova për krimet e pretenduara dhe kanë kërkuar lirimin e tyre./abcnews.al


