Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj akuzave që janë bërë ditëve të fundit rreth projektit të ri të Portit të Durrësit. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se armiqësua kundër atij që ai e cilëson si investimin më të madh në rajon, duhet t’u shërbejë durrsakëve në radhë të parë.
Sipas kryeministrit ata mund të shohin se cila është “fytyra e armiqve të së ardhmes së qytetit.”
EDI RAMA NË TWITTER
“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!” /abcnews.al/
Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912!
— Edi Rama (@ediramaal) November 16, 2022
Po ashtu, në një postim të radhës, Rama shkruan se akuzat që ai i cilëson si “maskaragjozllëqe” për projektin e Portit të Durrësit, “janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912.” /abcnews.al/