Akuzat ndaj Kryemadhit, Nazarko: Të merret drejtësia, nuk mendoj se do të ketë impakt përcaktues në fushatë

schedule17:42 - 31 Mars, 2023

schedule 17:42 - 31 Mars, 2023

Analisti Mentor Nazarko ka i ftuar në një lidhje skype me studion e “Neësline” me gazetaren Viol Xhafaj, ku fillimisht komentoi akuzat në drejtim të ish-kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, në lidhje me financimet ruse.

Ai tha nuk mund të japë një gjykim shterues për këtë situatë dhe ajo që i jep zgjidhje është vetëm drejtësia.

Në lidhje me mundësinë e ndikimit në fushatë, Nazarko tha se nuk e mendon se mund të ketë ndikim përcaktues, por mbetet për t’u parë se si do të vijojë kjo histori.

“Së pari, a ka gjasa të jetë e vërtetë, nuk jam fallxhor që të jap një gjykim shteruese. Zgjidhja më e drejtë, sigurisht është që të merret drejtësia. Jemi në kushtet kur kemi akuza të njërës palë, të opozitës për inceneratorët, kemi jehonën e procesit e McGonigal dhe kemi tani edhe çështjen që pandeh financimet me para ruse.

Kryemadhi është kategorike në atë që nuk ka asnjë lloj llogari bankare jashtë vendit, ashtu edhe përpjekjen e saj për të gjetur burimin e kësaj akuze, ashtu sikurse kam dëgjuar edhe Ramën që kërkon lëvizjen e drejtësisë. Për një çështje si kjo do të duhet të flasë drejtësia shqiptare, e cila duhet të bashkëpunojë edhe me instanca ndërkombëtare.

Në lidhje me impaktin në fushatën e elektorale, e cila ka karakter lokal, një temë si kjo nuk besoj se ka karakter përcaktues.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet kjo ngjarje,” tha Nazarko.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!