Akuzat ndaj Kinës, Trump: Po ndërpresim marrëdhëniet me OBSH-në

schedule22:49 - 29 Maj, 2020

schedule 22:49 - 29 Maj, 2020

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka njoftuar të premten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin fund marrëdhënies me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Trump deklaroi gjatë një konference për mediat në White House Rose Garden:

“Ne do t’i japim fund sot marrëdhënies me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe do t’i drejtojmë ato fonde drejt problemeve dhe nevojave globale të shëndetit.”

Për këtë lëvizje të radhës, presidenti amerikan ia vuri fajin Kinës që, sipas tij, nuk po tregohet transparente mjaftueshëm lidhur me viruin në ‘Wuhan’.

Trump tha se OBSH, agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka dështuar t’i bëjë reformat “e kërkuara dhe shumë të nevojshme”, pas shqetësimeve të SHBA-së për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë e koronavirusit. /abcnews.al/