Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, ritheksoi të shtunën se Policia e Shtetit ka zbatuar ligjin dhe procedurën në rastin e kallëzimit të Xhisiela Malokut kundër djalit të deputetit Rrahman Rraja. Sipas Kukos, Policia nuk ka lejuar asnjë ndërhyrje në punën e saj.
“Ne i qëndrojmë fort linjës institucionale e ligjore për të patur një Polici të pandikuar ne veprimtarinë e saj nga askush pavarësisht ngjyrimit partiak, funksionit apo pozitës shoqërore”, tha zv.ministrja.
Pa e përmendur emrin e ish-oficerit Emiljano Nuhu, por duke e etiketuar si shkelës ligji dhe braktisës së detyrës, Kuko shprehu keqardhje pë rata që po përdorin letrën e tij për të hedhur akuza mbi Policinë e Shtetit.
Zv.ministrja nxiti SHÇBA-në dhe Prokurorinë për hetimin e ngjarjes për zbulimin e çdo shkeljeje nga strukturat e policisë, por edhe të shpifjeve që godasin imazhin e saj. /abcnews.al