Akuzat e Trump për manipulime, zyrtarët në Georgia: Rinumërimi rikonfirmon fitoren e Biden

schedule15:56 - 19 Nëntor, 2020

schedule 15:56 - 19 Nëntor, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump vijon të shprehet se rezultatet e zgjedhjeve do të ndryshojnë me rinumërimin në Georgia.

Në këtë shtet rezultatet pritet që të dalin rreth mesditës, me orën lokale. Megjithatë, zyrtarët e zgjedhjeve në Georgia thonë se rinumërimi mund të rikonfirmojë fitoren e Joe Biden.

Sekretari i Shtetit i Georgias Brad Raffensperger u shpreh për CNN se sapo të mbarojë auditi, ai beson se Biden do ta mbajë shtetin dhe se “nuk është parë mashtrim masiv me votat.”

Sekretari i Shtetit planifikon të postojë grafikë nga qarku në qark me vijë kohore, në mënyrë që publiku të mund të shikojë rezultatet e auditimit.

Menaxheri i zbatimit të sistemeve të votimit të Gjeorgjisë GabrielSterling tha se shteti ka përfunduar auditimin praktikisht të të gjitha fletëve të votimit nga gara presidenciale.

Rreth 5 milion persona votuan kurse sekretari ka afat deri të premten për të vërtetuar rezultatet. s.b/abcnews.al/