Akuzat e Ramës ndaj prokurorit të Durrësit, Hazizaj: Shkelmoi reformën në drejtësi

schedule22:26 - 11 Tetor, 2019

schedule 22:26 - 11 Tetor, 2019

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht një prokuror në Durrës se i shërben një grupi kriminal. Madje, zv/kryeministri shkoi në një seancë ku u dha masa ndaj drejtorit të Kadastrës së qytetit bregdetar. Juristi i njohur, Sokol Hazizaj ha se ky veprim i dy drejtuesve më të lartë të qeverisë ka ndikuar në reformën në drejtësi.

“Cili interes i kryeministrit drejtpërdrejtë është prekur në rastin konkret? Nëse një subjekt pretendohet se është ndaluar në mënyrë të padrejtë, ai që e vlerëson kërkesën është gjyata , gjykata dhe vetëm gjykata. Sa do ndikojë vajtja e zv/kryeministrit atje? Përveçse për mua, vajtja e zv/kryeministrit për këdo, kudo e shkelmoi reformën në drejtësi pafundësisht. Nëse do isha këshilltar i tij mund ta përpunoja nëpërmjet një shkrimi, diku në një media, nëpërmjet mbrojtjes që është themelore. Çfarë tregoi? Çfarë simuloi në pushtetin e gjyqësorit? Asnjë gjë. E shkelmoi”, tha Hazizaj.

“Do doja ta dëgjoja përgjigjen që dhatë, kjo është një ndërhyrje brutale e kryeministrit”, iu përgjigj Nano juristit./abcnews.al