Akuzat e PD, Vokshi: Alket Hyseni grabiti pronat në Dhërmi

schedule19:38 - 27 Mars, 2018

schedule 19:38 - 27 Mars, 2018

Partia Demokratike vijoi dhe sot akuzat në adresë të deputetit socialist, Alket Hyseni, për tjetërsim të pronave në Dhërmi. Deputetja demokrate, Albana Vokshi, tha se grabitja e tokave u krye në bashkëpunim me ish-kryerregjistruesin e Vlorës, Rezart Elmazi.

Albana Vokshi: “Alket Hyseni, deputet i Partisë Socialiste e ka grabitur pronën në bashkëpunim me ish-kryerregjistruesin e Vlorës, Rezart Elmazi. Alket Hysenin dhe Rezart Elmazin i lidh koha kur të dy kanë qenë pjesë e Task Forcës për evidentimin e pronave të tjetërsuara në Bregdetin e Jugut nga Vlora në Dhërmi. Alket Hyseni, sot, deputet i Partisë Socialiste, në kohën e tjetërsimit të kësaj prone ka qenë Kryetar i Task Forcës, ndërsa Rezart Elmazi ishte anëtar i saj. Kjo do të thotë se të dy kanë qenë në dijeni të konfliktit për pronën, e cila i ka kaluar Alket Hysenit nga një person i burgosur një vit më parë për falsifikim dokumentash pronësie. Transaksionet me pronën e tjetërsuar në emër të Alket Hysenit janë bërë në kohën kur Rezart Elmazi është emëruar nga Edi Rama drejtor i Hipotekës në Vlorë. Sa për ilustrim, Rezart Elmazi, ishte në listën e 100 zyrtarëve më të korruptuar që Edi Rama publikoi para zgjedhjeve, por lista e zezë vlejti sa për propagandë zgjedhore, sepse Edi Rama e ka shpërblyer duke e sjellë në një vatër po aq të madhe korrupsioni, Drejtor të ALUIZNI-t në Tiranë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!