Prokuroria përmes sektorit të saj për dekriminalizimin, ka nisur verifikimin dhe ka kërkuar të merren gjurmët e gishtave të kryetarit të bashkisë mallakastër Qerim Ismaliaj.
Burime për abcnews.al njoftojnë se fillimisht gjurmët e gishtave të Ismailaj do të merren të ADISA (Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara).
Më herët PD përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, bëri publik dokumentin e Prokurorisë së Athinës, ku, sipas tij, Gjykata e Kiosit e ka dënuar me 3 vite burg kryebashkiakun e Mallakastrës.
Po ashtu ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ditën e sotme në emisionin ABC-ja e Mëngjesit tha se Ismailaj, ka qenë në dijeni për dënimin e tij, dhe se përpara 1 muaji e gjysmë, ka shkuar dhe ka tërhequr në Greqi, dosjen e tij penale.
Qerim Ismailaj sipas PD-së, është dënuar më 25 shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg nga Gjykata e Kios, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje)./abcnews.al