Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dalë në mbrojtje prokurorisë speciale dhe vecanërisht kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili po sulmohet kohët e fundit nga ish presidenti Ilir Meta.
Në një reagim në rrjetin social X, ambasada amerikane në Tiranë garanton se do të vazhdojë të mbështesë Dumanin dhe të gjithë kolegët e tij që po punojnë që ky vend të mos ketë më të paprekshëm.
“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.”
Sulmet e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK-ut dhe konkretisht kryeprokurorit Altin Dumani, shkuan deri aty, sa Ilir Meta preferoi të nderonte një vrarës me pagesë si Nuredin Dumani, në krahasim me kreun e SPAK.
Deklaratat e vazhdueshme të Metës u dënuan edhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
/abcnews.al/