Akuza për trukime, tetë gjyqtarë të arrestuar në Bosnje

schedule23:12 - 11 Nëntor, 2019

schedule 23:12 - 11 Nëntor, 2019

Arrestime të shumta në Bosnje Hercegovinë. Shkak janë bërë dyshimet për fiksim ndeshjes dhe në shënjestër janë gjyqtarë të shumtë futbollit. Aksioni ka nisur ditën e sotme në mëngjes dhe janë arrestuar tetë persona.

Pritet që të ketë sërish të arrestuar dhe ky është vetëm fillimi. Prokuroria e Bosnje Hercegovinës ka dhënë urdhër për arrestimin dhe akuzat janë për krim të organizuar, shpërdorim detyre, marrje dhuratash dhe forma të tjera të përfitimeve.

Nën hetim janë ndeshje të shumta të ligës së parë. Mes të dyshuarve, përveç gjyqtarëve ka edhe zyrtarë të tjerë të Federatës, përfshirë delegatë e vëzhgues. /abcnews.al